Pas dy aksidenteve të rëndë të njëpasnjëshëm këtë pasdite, një tjetër është regjistruar në aksin rrugor Fushë Krujë – Milot. Një motoçikletë ka dalë para një makine tip "Benz", e cila e ka përplasur rëndë.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur shoferi i motorit, shtetasi me iniciale A.Sh.
I riu 18-vjeçar ka marrë plagë të shumta në trup. Për rrjedhojë, ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Mësohet se 18-vjeçari A.Sh. është në gjendje të rëndë shëndetësore.