Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, pas atij që ndodhi në Elbasan, ku makina përplasi për vdekje një këmbësor.
Mësohet se një çiklist 52-vjeçar është përplasur nga një automjet në rrugën dytësore të Malit të Robit pak minuta më parë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale G.L., ndërsa drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është identifikuar si shtetasi B.F.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë: