’50 mijë euro dhe do ta nxjerr nga burgu’/ Zbardhet dosja e ‘juristes’ mashtruese, sekretare e ish-ministres socialiste

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.11.2019, 17:53

Është dhënë masa 'Arrest me burg' ndaj Amarilda Lekës, e cila mashtroi se ishte juriste duke i kërkuar një familjeje 50 mijë euro për të nxjerrë nga burgu një të afërmin e tyre.

Leka bëhet me dije se ka qenë dikur sekretare elektorale e Milena Haritos, ish-ministre në qeverinë Rama 1.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen, policia njofton se Amarilda Leka ka mashtruar një person nga Tepelena, duke i kërkuar para dhe duke i dhënë siguri se me njohjet që ka do të nxjerrë nga burgu shtetasin A.M.

Ky i fundit është dënuar me 30 vite burg.

Policia njofton se:

Kjo shtetase ka mashtruar shtetasin B.Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë për të nxjerrë nga burgu shtetasin A.M., i dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015, i cili është duke vuajtur dënimin në IEVP Bënçë, në Tepelenë.

'Boldnews' zbardh dosjen, duke thekuar se shtetasi Bajazit Zeneli, ka kallëzuar para rreth tre vitesh se ai është mashtruar duke i marrë një shumë rreth 50 000 Euro, nga shtetasit Amarilda Leka dhe Julis Guri që jetojnë në Tiranë.

Kjo e fundit i ka thënë se:

Punoj si gjyqtare ne Gjykatën e Krimeve te Rënda dhe do te ndihmoj për problemin qe ke.

'Boldnews' ka zbardhur edhe dëshminë

Nga deklarimet e shtetasit Julius Guri rezulton se:

Ai eshte njohur me shtetasen Amarilda Leka me anë të rrjeteve sociale dhe konkretisht Facebook. Amarilda i eshte prezantuar si gjyqtare prane Gjykates se Krimeve te Renda. Ajo i ka thënë që “kam mbaruar shkollënë në Amerikë dhe kur u ktheva në Shqipëri kam punuar si sekretare pranë një ish-ministreje, të cilën nuk ja mbaj mend emrin“.

Një ditë ai ka qene në një kafe së bashku me shtetasen Amarilda Leka dhe shtetasin Armand Mali. Armandi i ka thënë Amarildës në muhabet e sipër se “kam një mikun e babait që ka një hall, të lutem bisedo ta ndihmosh”. Amarilda i tha që “do shoh cfarë do bëj, por ma sill ta takoj”. Pas disa kohësh ata jane takuar te tre me shtetasin Bajazit Zeneli nga Tepelena dhe u ulëm në kafe afër “Myslym Shyrit”. Amarilda u ka thene qe “dua të bisedoj me Bajazitin”. Ata u larguan nga tavolina dhe kur kane dalë përjashta Armandi i ka thene që “Amarilda e mori përsipër Bajazit t;i mbarojë punë”.

Herën e dytë jane takuar tek i njëjti lokal përsëri të katërt dhepasi pinë kafe Ai me Armandin jane cuar per te dale, ndërsa Bajaziti ka thënë “një minutë” dhe ka biseduar me Amarilden dhe i ka dhene dicka. Pas rreth dy-tre ditësh Juliusi eshte takuar me Amarildën dhe ajo i ka thënë që “do t’ia kryej porosinë Bajazitit, pasi në lokal kur pimë kafe herën e fundit, Bajaziti më ka dhënë 45 000 euro dhe këto euro ja dhashë dikujt, një personi me pushtet“, emrin e të cilit ma tha, por nuk e mban mend. Përveç këtij rasti ata jane ulur edhe dy ose tre herë për kafe me Bajazitin. Në këto raste Amarilda i thoshte Bajazitit që “Çdo gjë është ok, është e mbaruar, është në rregull “ dhe ai pasi e dëgjonte gëzohej.

Ai shpjegon se e ka çuar Amarildën dy ose tre herë për takim me Bajazitin afër “Komunës së Parisit”. Jan ulur të tre në kafe dhe një herë e ka pritur në makinë. Ai ka folur me pas me Bajazitin i cili i ka thene qe Amarilda i ka marre 60.000 euro me preteksin se do t’i mbaronte punë në gjykatë. Disa kohe me pas ai ka mare vesh qe Amarilda eshte arrestuar per mashtrim dhe qe nga ai moment nuk ka patur kontakt me te.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit