Presidenti i vendit, Ilir Meta nuk lejoi ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt të futet në Presidencë.
Arsyeja që Meta mori këtë vendim drastik ishte pikërisht gishti i mesit që Borchardt i drejtoi protestuesve të 'Astirit' pak kohë më parë.
Ndërkohë që delegacioni i OSBE-së në Shqipëri ka mbërritur në ambientet e Presidencës, Borchardt është kthyer mbrapsht pasi nuk i lejohet hyrja në takim.
Një tjetër arsye që Meta mund të ketë pasur parasysh për shpalljen 'non-grata' të tij, mund të ketë qenë fakti se Borchardt vuri në diskutim dekretin e Metës për zgjedhjet e 30 qershorit.
Tanimë të shohim se çdo të ndodhë.