Leshaj nisi Ina Nukën në stadium me biletën e tij, gazetari nxjerr se si shkeli rregullat ‘me këmbë’ ministri

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.11.2019, 14:47

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ditën e djeshme me anë të një postimi në rrjetet sociale tregoi se biletën e tij në stadium për ndeshjen Shqipëri-Francë, ia kishte dhënë polices Ina Nuka.

Në postimin e tij Lleshaj shkruante:

Preferova të dërgoj Ina Nukën në vendin tim në stadium, si shenjë respekti për sakrificën e kësaj punonjëse të PSH bashkë me urimet më të mira për gjithë sportdashësit shqiptarë…‘‘

Por biletat për ndeshjen që u luajt mbrëmjen e djeshme në “Air Albania Stadium” ishin të personalizuara. Këtë detaj ministrit Lleshaj ia ka kujtuar gazetari Armend Pire. Gazetari ka komentuar në postimin e bërë nga ministri dhe i ka thënë atij se ka shkelur rregullat.

Ai ka komentuar kështu:

Rregullat që i shkruani vetë, shkelen po nga ju, ndërkohë që tifozët mezi u lejuan të hyjnë vetëm se kishin një palë çelsa shtëpie me vete.‘‘

Po ashtu ai i ka sugjeruar Lleshajt se do të ishte mirë që biletën që i dhuroi oficeres së policisë, t’ia kishte blerë në emrin e saj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit