Redjan Rraja u gjet nën efektin e kokainës në shtëpi, makina u dogj në mes të varrezave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.11.2019, 12:46

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e bërë ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku vetë ai ngeli i plagosur bashkë me një person të njohur si “Rrumi” si dhe ndërroi jetë shoferi i prokurorit.

Deri më tani, në lidhje me këtë atentat është vënë në pranga Redjan Rraja, nipi i ish-deputeti Rahman Rraja. Ai akuzohet si një prej atetnatorëve ndaj prokurorit Ndoja. Vetë Rraja nuk e ka pranuar asnjëherë implikimin në ngjarje.

Kanë qenë gjurmët e gishtave kanë tradhtuar të parin Redjan Rrajën por kontrollet në fshatin e tij Nikël nuk kanë munguar edhe në banesa të tjera sikundër në shtëpinë e Durim Bamit apo edhe te familja Haka.

E ndërsa Rrajën e gjetën në shtëpi nën efektin e kokainës tregon një burim policor, kontrollet ishin të pashmangshme në Nikël, pasi aty banojnë protagonistë të njohur të krimit. Por, në realitet nga krehjet në Nikël, policia përherë ka dalë duarzbrazur, edhe pse ndonjëherë ka gjetur jo armë po shkopinj bejsbolli, që siç e kanë përshkruar të zotët e shtëpisë “përdoren për lojë”.

Pasi kryen atentatin në Durrës, autorët me një makinë tip “Benz” të vjedhur në Lezhë dhe me targat e grabitura në Tiranë, kanë udhëtuar drejt zonës së Shkafanës. Mjeti u la nga vrasësit në afërsi të varrezave të Shkafanës. Në këtë vend, rruga që të dërgon drejt Gjirit të Lalëzit është në të dy krahët me varreza. Por në krahun e djathi.

të gjendet një xhep i tillë ku njerëzit parkojnë makinat, ashtu siç vepruan edhe vrasësit.

Deri më tani, nuk ka dëshmitarë që të kenë parë momentin e braktisjes apo djegies së “Benzit” me të cilin u krye atentat.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit