Francezët meken me gafën në stadium: Skenë qesharake! Na fishkëllyen himnin u lanë në dushin me vaditje

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.11.2019, 09:54

Incidenti i ndodhur në fillim të ndeshjes Shqipëri-Francë, ku sistemi i vaditjes në vend të njomte fushën, lagu tifozët që kishin zënë vendet e para në tribunë, ka bërë xhiron e rrjetit edhe në mediat franceze.

Kështu ato kanë ironizuar faktin që tifozët shqiptarë nisën të fishkëllenin gjatë kohës që po luhej himni francez, si shenjë ‘hakmarrje’ ndaj ngatërrimit që iu bë himnit tonë në ndeshjen e parë në Stad de France.

Në artikullin e sport24lefigaro shkruhet se inaugurimi i stadiumit të ri erdhi i shoqëruar së bashku me disa skena qesharake në Shqipëri, pasi tifozët fishkëllyen himnin francez.

Mbrëmje e veçantë ajo e djeshmja në Tiranë, kur në stadium Air Albania të sapo inauguruar, u ndez një atmosferë e mrekullueshme nga 22 mijë tifozë përfshirë këtu 3700 francezë.

Pasi tifozët fishkëllyen himnin francez gjatë kohës që po luhej, më pas patën nderin të laheshin në një dush, i cili nuk ishte i programuar në skenar. Ujitja nisi para se lojtarët të hynin në fushë. Një goditje e vogël kjo në një natë përurimi si ajo, që do të duhet të përfundohet në javët në vazhdim.

Burimi: sport24.lefigaro.fr | Burimi: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit