Shqipëria ka humbur me rezultatin 0-2 ndaj Francës në takimin e fundit të kualifikueseve të Europianit. Disfata erdhi në inagurimin e stadiumit të ri, çka nuk la një shije të mirë tek tifozët.
Emocione të papërshkrueshme janë dhuruar para ndeshjes dhe gjatë himnit, por jehona dhe oshëtimi i zërit u venit disi pas golit të shpejtë nga Toliso në minutën e 8.
Pikërisht për këtë qetësi pas golit, ka folur edhe komentatori i njohur Dritan Shakohoxha duke kritikuar tifozët gjatë transmetimit të ndeshjes.
Shakohoxha është shprehur se tifozët kanë ardhur këtu për të mbështetur Kombëtaren, por për hir të së vërtetës nuk po e bëjnë.
Ja çfarë tha gjatë komentit Shakohoxha: