Është mbyllur sfida e fundit e vlefshme për eliminatorët e Europianit 2020 mes Shqipërisë dhe Francës. Kombëtarja shqiptare e ka humbur takimin me rezultatin 2-0, pavarësisht atmosferës elektrizuese në stadium.
Pavarësisht rezultatit, vëmendjen e sotme e ka marrë stadiumi i ri kombëtar, që pothuajse dështoi në inagurimin e tij, me fushën e dëmtuar dhe kushtet e këqija për tifozët.
Një video e fundit ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA ku tifozët e kanë të vështirë të dalin nga stadiumi. Radhë të gjata njerëzish shihen në dalje të tij.
Mesa duket është një keqorganizim i daljes nga tribunat, çka ka krijuar dyndje të tifozave vetëm në një pjesë të stadiumit.