Shqipëria është mundur sonte 0-2 nga Franca në ndeshjen e fundit të eleminatoreve për Europianin "Euro 2020".
Atmosfera elektrizuese për inagurimin e stadiumit të ri, është shuar që në pjesën e parë.
Fillimisht, ishte Toliso i cili ka kaluar në avantazh skuadrën e tij teksa po në pjesën e parë ka qenë Grizman ai që ka realizuar golin e dytë.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë janë munduar të reagojnë ndërkohë që kanë rrezikuar seriozisht ta kthejnë këtë ndeshje në goleadë.
Shqipëria i mbyll këto kualifikuese në vendin e katërt në klasifikim ku para vetes ka Islandën, Turqinë dhe Francën me këto dy të fundit që kanë shkuar në Europian.