Presidenti i UEFA-s: Stadiumi nuk ka pikë krahësimi me “Wembleyn”, jeni në rrugën e duhur

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17.11.2019, 20:00

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është sonte i pranishëm në stadiumin e ri kombëtar për të njekur ndeshjen Francë-Shqipër. Para pak minutash, ai doli edhe në një konferencë për shtyp, bashkë me presidentin e FSHF, Armand Duka.

Ceferin u shpreh se Shqipëria është në rrugën e duhur me investimet që po bën në futboll, ndërkohë shprehu edhe mendimin e tij, se lojtarët e ligave të vogla, siç është dhe Shqipëria, lëvizin shumë shpejt drejt atyre më të forta, dhe ky është një problem që duhet rregulluar.

Krahasuar me vendet e rajonit, ku e shikoni futbollin shqiptar, dhe çfarë duhet të ndryshojë për t’u përmirësuar akoma?

Po investoni shumë. Infrastruktura po përmirësohet. Problemi i të gjitha ligave të vogla, është se lojtarët shkojnë shpejt në liga të forta. Për mua, disa shkojnë edhe më herët se sa duhet. Jam i sigurt se rruga juaj është e duhur, dhe nuk e them për diplomaci. Me kaq pasion sa keni, do keni shumë sukses. Nuk mendoj se vetëm një kualifikim mjafton për ju.

Në Shqipëri janë rregulluar 2 stadiume, ndërkohë që është bërë dhe një stadium e ri. Cili është projekti i radhës. A mund të na bëni ju premtimin që në 2022 do të organizojmë një finale Europiane?

Me sa di unë, kemi projekte të financuar. Projekti i ardhshëm është stadiumi i Kukësit. Kjo është pyetja e 15. Unë si presidenti i UEFA-s nuk mund të jap premtime. Procesi është transparent. Shqipëria e ka shansin për të pritur një finale Europiane. Nuk do të ishte korrekte nga ana ime që të jepja premtime.

Dëshira për kthim që ka shprehur Mishel Platini. Ku e shikoni rolin e tij në të ardhmen?

Mendoj që roli i Platinisë mund të jetë i gjithëshfardoshëm. Nuk mund të jetë vetëm futbollist pavarësisht fizikut të tij. Tashmë është i lirë dhe mund të angazhohet në çdo rol…

A keni diskutuar me kryeministrin për pjesën e TVSH-së që i është mbajtur nga shteti?

Nuk ka pasur diskutime me kryeministrin. Ne sot jemi përqendruar vetëm tek stadiumi dhe te ndeshja. Më vonë ndoshta mund të diskutojmë.

Mediat italiane e kanë cilësuar stadiumin si “Uembin e Ballkanit”, por ju çfarë komenti kini?

Unë do të thoja që është stadiumi më i këndshëm në Ballkan. Mund të jetë një nga stadiumet më të rëndësishme në rajon. Nuk do ta krahasoja me Uemblin, sepse nuk ka pikë krahasimi. Krahasimet janë të ndryshme në konkekst dhe rrethana.

Racizmi në futboll…

UEFA nuk është një qeveri e një shteti, nuk mund të fusë njerëz në burg. Ne kemi një politikë zero ndaj racizmit. Pa mbështetjen e qeverive dhe të shteteve, është e vështirë të luftohen idiotët që shprehin ideologjinë e tyre në stadiume. Për fat të keq, ka kore të këtyre grupimeve. Shumë njerëz janë të apasionuar me futbollin, dhe këta njerëz shfrytëzojnë stadiumet për të shprehur ideologjinë e tyre. Duhet të bashkëpunojmë më fort me qeveritë e shteteve. Këto gjëra nuk ndodhin vetëm në vendet lindore. I kemi parë në Itali, në Angli, dhe e gjithë Europa është e frikësuar. Edhe unë vetë, fëmijët e mi nuk e kuptojnë diçka të tillë. Duhet të theksoj, se puna më e mirë që mund të bëhet, është duke edukuar brezat e ardhshëm.

A janë gati qytetet që do të presin Europianin 2020? Dhe tifozët kanë ndjerë rreziqe për të mos shkuar atje, a mund të garantoni qetësinë e tyre?

Të gjithë stadiumet janë gati. Më herët inaugruam stadiumin në Budabest. Jemi të sigurt për këtë. Sa i përket tifozëve, formati është ndryshe, dhe udhëtimi për disa do jetë i gjatë, për disa jo. Çdo tifoz do jetë i lirë të shkojë në çdo stadium. Më pas, për të udhëtuar në Azebajxhan, dikush nga Franca, do jetë udhëtim i gjatë. Formati i kompeticionit është sfidues, por nga ana tjetër është miqësor, dhe të tregojmë se jemi të bashkuar, po ashtu si futbolli. Besoj se do jetë një Europian fantastik. Ne do kemi problemet më të mëdha, si organizatorë. Disa vende duan vizë, monedha të ndryshme. Do jetë një punë e madhe. Deri në qershor 2019, kemi shitur 3 milionë bileta. Por, kur askush nuk e dinte se kush ishte kualifikuar, dhe ne morën 19 milionë kërkesa për bileta. Besoj se tifozët do jenë në stadiume.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit