Shqipëria pret mbrëmjen e sotme Francën, kampione të Botës, në një ndeshje të veçantë, ku inaugurohet edhe stadiumi i ri Kombëtar.
Para ndeshjes, jashtë stadiumit, ka ndodhur edhe një episod i pakëndshëm me tifozët ndryshe të Kombëtares.
Personat invalidë, që kanë marrë një ftesë nga FSHF për të qenë në ndeshjen me Francën, por për momentin janë të ndaluar jashtë stadiumit. Atyre u thonë se nuk ka ashensor, dhe për momentin nuk kanë mundësi të futen.
Të shohim si do zgjidhet kjo situatë...