Kombëtarja shqiptare luan sonte në 20:45 ndeshjen ndaj Francës, e vlefshme për eleminatoret e Europianit "Euro 2020". Në këtë sfidë, kuqezinjtë do inagurojnë edhe stadiumin e ri kombëtar.
Aktualisht, janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes. Habi bën fakti se trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ka vendosur të surprizojë në këtë ndeshje, teksa ka zgjedhur të hedhë nga minuta e parë ndaj Francës një lojtar të ri.
Bëhet fjalë për Kristi Qosen, që do ta nisë ndeshjen si titullar, duke zënë vendin e Ledian Memushajt në fushën e lojës.
Ndërkohë surpriza vazhdon me lënien në stol të Ardian Ismajlit dhe Thomas Strakoshën. Reja i ka zëvendësuar me Kastriot dermakun dhe Etrit Berishën. Në sulm luan dyshja, Manaj-Balaj.
Ja formacionet: