Një atmosferë elekrizuese dy orë para ndeshjes Shqipëri-Francë.
Janë pikërisht dy tifozeritë më të mëdha të Shqipërisë, "Tifozët Kuq e Zi" dhe "Plisat", të cilët kanë nisur marshimin drejt stadiumit të ri kombëtar për ndeshjen e madhe.
Me këngë dhe thirrje të shumta, dy tifo-grupet kanë krijuar një atmosferë fantastike.
Si TKZ, ashtu dhe Plisat, ishin të shumtë në numër, duke “pushtuar” rrugët e kryeqytetit.
Sfida mes Shqipërisë dhe Francës starton në orën 20:45, një ndeshje historike për kuqezinjtë tanë pasi inagurohet stadiumi i ri.