JOQ Albania
Home

Nga unazat e diamantit/ Rudina Dembacaj dikur e fejuar me të dashurin e Arbanës sot në një lidhje me Mark Frrokun
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17/11/2019 14:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rudina Dembacaj, sot aktore e njohur e humorit, po përflitet gjerësisht në media për lidhjen e saj të re, që gjë mendohet se ka qenë edhe shkaku që i dha fund martesës 3-vjeçare me babain e vajzës së saj.

Gjithnjë e spikatur për karakterin shpërthyes te një vajze lozonjare me sens humori, Rudina prej disa kohësh është e lidhur me ish-deputetin Mark Frroku.

Ajo e falënderoi këtë të fundit në inaugurimin e lokalit të saj:

Dua të falënderoj Markun për besimin”.

Para se të kurorëzonte dashurinë e saj ën martesë, aktorja e njohur e humorit ka qenë e fejuar me një personazh ët njohur nga bota e televizionit sot. Ai është pikërisht Eduart Grishaj, i dashuri i Arbana Osmanit.

Lidhja mes të rinjve u kurorëzua në fejesë në vitin 2011, por mori fund pak kohë më pas.

Në një intervistë për “Panoramën” në vitin 2011, Rudina tregonte se ishte njohur në Edin në një televizion lokal në qytetin e  Shkodrës. Ata kishin 4 vjet lidhje dhe vendosën të fejoheshin në një festë të vogël me familjet, buzë detit në Shëngjin.

Ajo thoshte:

Quhet Edi, është nga Malësia e Madhe. Jemi njohur në qytetin e Shkodrës, në kohën kur unë isha studente në Fakultetin e Juridikut. Në atë kohë, punonim të dy në një Tv lokal, unë bëja një emision timin, ndërsa Edi xhironte dhe montonte, pra kamera dhe montazhi i emisionit. Kemi gati katër vjet lumturisht bashkë. Fejesën nuk e kërkoi asnjëri, erdhi momenti për të ndodhur dhe ndodhi. Çdo gjë ndodhi gradualisht”, shprehej moderatorja.

Asokohe Eduarti i dhuroi një unazë diamanti Rudinës, e cila e adhuronte shumë, megjithatë fejesa e tyre nuk shkoi drejt martesës. Ish-bashkëshorti Aleks e ka surprizuar gjithashtu aktoren me një unazë floriri të dizenjuar me gurë diamanti.

Ajo në atë kohë shprehej:

Festa ishte e vogël me njerëzit tanë të afërt, në një lokal shumë intim, në Shëngjin pranë detit. Unë mora unazën tradicionale të fejesës me një gur të dukshëm diamanti. Mmmm, sa e dua këtë unazë. Ah, sa për bashkëjetën, kjo ka ndodhur përpara se të fejoheshim”.

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku, çifti më i ri janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit në lokale të njohura të Shkodrës.