Duka ‘bën puçin’ kërkon t’i marrë 1500€ radiove franceze, ndërhyjnë organet e larta: Negociuam 3 ditë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.11.2019, 12:51

Në një artikull të fundit të publikuar në gazetën prestigjioze franceze L’Équipe shkruhet se Federata Shqiptare e Futbollit i kërkon 1500 € radiove franceze, kur ky komision nuk duhet të jetë më shumë se 1000 €.

Asnjë radio franceze nuk do jetë prezente në stadium, përpos RTL e cila do të jetë radioja e vetme që do të komentojë ndeshjen Shqipëri-Francë, pronë e grupit M6, partner i skuadrës franceze.

Në artikullin e publikuar nga prestigjiozja franceze shkruhet se ndeshja e bluve me Shqipërinë nuk do të komentohet nga asnjë radio për shkak se nuk u arrit marrëveshja financiare.

Pak ditë më parë, disa stacione radiosh franceze si Radio France, Europe 1, RMC dhe RFI morën një kërkesë financiare nga Federata Shqiptare e Futbollit për të drejtën e transmetimit live të ndeshjes Shqipëri-Francë këtë të diel, ndeshjen e fundit të EURO 2020 ku blutë janë të kualifikuar tashmë.

Zakonisht, radiot paguajnë tarifat e instalimit për linjat në stadium para përdorimit. Drejtuesit shqiptarë donin më shumë dhe kjo u pasqyrua në një e-mail lakonik me 3 rreshta të shkruar nga drejtori i marketingut të FSHF.

FSHF KËRKOI 1500 €

Vincent Rodriguez, drejtuesi i departamentit të sportit të Radio Francë shpjegon:

Praktikisht Federatat anëtare të UEFA nuk paguajnë asgjë. Prandaj u habitëm që na kërkuan me shkrim dhe me gojë shumën prej 1500 € shpenzimesh teknike. Për më shumë, kjo kërkesë nuk u justifikua. EBU specifikon se kjo shumë nuk mund të kalojë vlerën prej 1000 €. Negociuam për 3 ditë dhe nuk morëm një përgjigje të qartë. Federata franceze hyri në lojë për të zhbllokuar situatën, por nuk u arrit një marrëveshje.”

Drejtori i Sports Europe 1 u shpreh:

Jemi të zhgënjyer nga mungesa e dialogut. Jemi të mërzitur, por duhet të qëndrojmë të bashkuar duke treguar se nuk kemi nevojë të paguajmë për të bërë punën tonë."

Në këtë çështje u përfshi edhe UEFA, por pa sukses. Ndeshja do të komentohet nga gazetarët nga Parisi.

Federata Franceze e Futbollit ka të drejtën ligjore të kërkojë përjashtimin e partnerëve të saj nga pagesat.

Burimi: lequipe.fr | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit