Kombëtarja shqiptare luan sonte ndaj Francës në mbëmje ndeshjen e fundit të vlefshme për eleminatoret e Europianit "Euro 2020"
Në "Air Albania Stadium", përballë do të jetë Franca, ndërsa përveç rëndësisë të kundërshtarit, kjo do jetë edhe një ndeshje e veçantë për kuqezinjtë, pasi inagurojnë stadiumin e ri.
Në sfidën e sotme pritet të paktën pesë ndryshime në formacion, duke e krahasuar me skuadrën që luajti nga minuta e parë të enjten në “Elbasan Arena”ndaj Andorrës.
Në portë si titullar do të rikthehet Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje i vetmi ndryshim do të jetë Dermaku për Veselin. Pra, treshja e prapavijës me Ismajlin, Dermakun dhe Gjimshitin.
Mesfusha do të ketë më tepër ndryshime. Nga e djathta do të vendoset Hysaj, ndërsa në krahun tjetër Lenjani. Gjithashtu rikthehen titullarë në qendër Bare e Gjasula.
Lojtari që plotëson pesëshen është Memushaj. Ndërsa sulmi do të mbetet i pandryshuar me dyshen Manaj-Balaj.