Talentja e taiboksit në Zvicër, shqiptarja Verona Gjinaj dje është shpallur kampione e Zvicrës në Tajboks. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i saj, Tefik Bajrami, përmes nje postimi në rrjetin social Facebook.
Verona është nxënëse e shkollës së mesme në Kriens, Luzern, ndërsa është me prejardhje nga komuna e Gjakovës. Ajo flet disa gjuhë: shqip, gjermanisht, anglisht, kroatisht dhe pakëz spanjisht, përcjell albinfo.ch.
Njoftimi i trajnerit të Veronës është në gjuhë të huaj. Siç duket, kjo vajzë i ka bërë krenarë prindërit e jo vetëm.