“Do varet në pemët që mbjell!”/ Plas në PS? Ramës s’ia ndjen për propagandën, injoron Veliajn para kamerave

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.11.2019, 18:53

Marrëdhënia mes Ramës dhe Veliajt nuk ka mundur të ruajë gjithmonë në sytë e publikut kufijtë e marrëdhënies që i ngjan një ‘fushe që lulëzon’. Prej kohësh qarkullojnë zëra se Veliaj do t’i marrë karrigen e PS-së Ramës, gjë për të cilën edhe ky i fundit në një dalje publike nuk e mbajti dot më veten dhe krisi atë pak farsitet që kishte mbetur nga 'miqësia' e shtirur në sytë e popullit... e pak kohë më parë i bëri Veliajt një kërcënim publik ku u shpreh se një ditë do varej në pemët që mbillte për t'u bërë shembull, ekzaktësisht me fjalët: Veliaj mund të dalë në televizion, mund të mbjellë pemë sa të dojë, por në një pemë do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore nuk e kanë të gjatë dhe do të jetë pjesë e një vepre që do të shkruaj dhe do t’ua jap me autograf."

Prej disa kohësh lart e poshtë qarkullonin fjalë për një 'puç' brenda PS, ku kryeautori i stisjes u përfol se ishte Veliaj. Rama e kishte nuhatur këtë gjë dhe me stil ia bëri të qartë në sy të të gjithë popullit të sprapsej. Zërat u sheshuan, miqësia u rregullua dhe gjakrat u ftohën brenda PS, ose të paktën ashtu dukej... kur në daljet publike dyshja Rama-Veliaj nisën sërish të shfaqeshin bashkë më të afërt se kurrë dhe mohuan çdo 'thashethem' që kishte qarkulluar për ftohjen e marrëdhënies së tyre duke pushuar gojët e liga dhe duke bërë paqe publikisht për të mos u bërë qejfin armiqve.

Kur ka krisje midish dyshes së PS është diçka që bie lehtësisht në sy dhe kjo u vu re fare mirë gjatë ditës së sotme. Gjatë një aktiviteti Rilindas të zhvilluar nga Bashkia dhe Minsitria e Bujqësisë, Ramës nuk ia ndjeu shumë për propagandën dhe daljen mirë në kamera e as për gojët e liga dhe e injoroi totalisht. Veliaj i sprapsur duke ia lënë vendin shefit, i qëndronte pas si bodyguard shefit, teksa ky i fundit bisedonte me Çuçin.

'Lali' nuk guxonte t'i afrohej e t'i merrte protagonizmin, por qëndronte disa hapa pas me krahët e kryqëzuar dhe nuk e fshinte dot mërzinë. Rama e la tërësisht në hije protagonistin e kamerave dhe fasadës për arsye që nuk dihen.

Diçka 'po gatuhet' brenda PS dhe mendohet se 'kuzhinieri' është Veliaj...

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit