JOQ Albania
Home

Rikthimi i sëmundjes që mori 50 milionë jetë, shqiptari: AKU s‘po merr masa për ushqimet që vijnë nga Kina
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16/11/2019 16:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sëmundja e pagëzuar me emrin “Vdekja e Zezë” është rikthyer. ‘CNN’ raporton se dy persona në Pekin janë duke u trajtuar për llojin më të rrezikshëm dhe vdekjeprurës të murtajës, ajo pulmonare.

Kurse një çift ka humbur jetën nga kjo sëmundje. Po ashtu e ditur bëhet se autoritetet mjekësore kineze kanë marrë të gjitha masat që kjo sëmundje mjaft e rrezikshme mos të përhapet.

‘CNN’ raporton se  murtaja transmetohet tek njeriu pikërisht nga mishi i infektuar i kafshëve, ose nga pickimi i disa pleshtave.

Gjatë periudhës së mesjetës nga kjo sëmundje humbën jetën 50 milionë persona dhe qytetërimi europian u rrezikua ndjeshëm. Edhe OBSH ka dhënë alarmin për këtë sëmundje mjaft të rrezikshme.

Dhënia e këtij lajmi ditën e djeshme i frikësoi jo pak shqiptarët. Njëri prej tyre shkroi duke thënë se në Shqipëri nuk bëhet asnjë kontroll për ushqimet që vjen nga Kina.

Komenti i tij i plotë:

I marrim ushqimet më të rrezikshme nga Kina dhe Brazili dhe po vret gjsmën e popullit, por AKU nuk po merr masa për ndaluar këtë virus të tmerrshëm.’’