Vetëm disa ditë më parë, Rudina Dembacaj pranoi ndarjen nga bashkëshorti. Ajo tha se ndaj Alex ka nisur procesi i divorcit prej muajit qershor të këtij viti.
Por përveç thashethemeve për ndarjen, në media u përfol fillimisht se dikush tjetër i ka vjedhur zemrën Rudinës. Sot “Prive.al” rikujton se Rudina ka përmendur emrin e tij në inagurimin e bar-it të saj.
Ajo ka thënë:
Këto fjalë duket se i drejtohen ish-deputetit Mark Frroku. Ende nuk dimë sesa i vërtetë është ky lajm e megjithatë, deri sa të reagojë vetë Rudina, ende nuk mund ta marrim për të mirqenë.
Por burime për JOQ ALBANIA, knaë konfirmuar se aktorja është në një lidhje me ish-deputetin prej disa kohësh dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e divorcit të saj.
Ish-deputeti Frroku është baba i dy fëmijëve për të cilët kujdeset i vetëm, pasi vitin e kaluar bashkëshortja e tij ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në moshën 35-vjeçare.