Pas barazimit zhgënjyes ndaj Andorrës, futbollistët e kombëtares shqiptare, kanë zbritur sot sërish në fushën e blertë, teksa kanë nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjet me Francën që luhet të dielën.
Para se të niste stërvitja, lojtarët e Kombëtares dhe stafi teknik kanë përjetuar edhe një moment mjaft emocionues.
Ata kanë pritur në kompleksin stërvitor disa vizitorë specialë. Bëhet fjalë për fëmijët me aftësi ndryshe.
Përqafimet, buzëqeshjet dhe lojërat kanë qenë ato që kanë mbizotëruar gjatë minutave kur fëmijët vizituan futbollistët e Kombëtares.
Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe dhuratat nga ana e kuqezinjve, si një mënyrë për t’i kënaqur sa më shumë fëmijët.