Plas keq grushti ndaj gjimnazistëve të “Ismail Qemalit”, shkelma dhe çanta kokës nga i riu jashtë shkollës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.11.2019, 13:06

Një fenomen i frikshëm, që sa vjen dhe bëhet më shqetësues në Shqipëri, ka filluar të marrë përmasa gjithnjë e më alarmante.

E kemi fjalën për sherret që zhvillohen mes adoleshentëve, të cilat ndodhin edhe pranë ambienteve të shkollës.

E një rast i tillë ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një grup gjimnazistësh të shkollës “Ismail Qemali” janë përleshur me një të ri, i cili sipas qytetarit që ka sjellë videon nuk është pjesë e shkollës.

Ngjarja ka ndodhur jashtë ambientit të gjimnazit, në afërsi të lumit të Lanës. Të rinjtë ishin një grup ndërsa i riu ishte vetëm, dhe kërkonte të godiste gjimnazistët, të cilët nuk rrinin pa iu kundërpërgjigjur.

Në një moment i riu ka goditur fort me grusht një gjimnazist, i cili është rrëzuar në tokë për pak sekonda. Pas kësaj shokët e gjimnazistit i janë vërsulur jashtëshkollorit, teksa qytetarët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Qytetari shkruan"

Afer shkolles ismail qemali sot ne oren 12. Ai tullaci nuk eshte i shkolles, ndersa ata jane gjimnaziste"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit