Cristiano Ronaldo është padyshim një nga futbollistët më të mirë në botë dhe gjithmonë është në qendër të vëmendjes.
Mbrëmjen e djeshme, ylli i Juventusit, po luante me Portugalinë e tij, sfidën ndaj Lituanisë, madje Ronaldo shënoi edhe 3 gola në këtë përballje.
Gjatë ndeshjes, ka ndodhur edhe një moment interesant.
Në minutën e 71-të të ndeshjes, një fans i Ronaldos, i veshur me fanellën e Juves, hyru në fushë dhe shkoi menjëherë te portugezi.
Punonjësit e sigurisë shkuan menjëherë për ta larguar, por Ronaldo i frenoi dhe pozoi me kënaqësi të madhe me djaloshin, i cili u largua në lot nga terreni i lojës.
Padyshim, lot gëzimi që mori dhuratën e shumëkërkuar nga CR7-ta...