Kombëtarja shqiptare i ka zhgënjyer totalisht të gjithë tifozët mbrëmjen e sotme. Ata kanë barazuar 2-2 ndaj një ekipi modest si Andorra.
Skuadër kjo që golin e fundit në transfertë e kishte shënuar 9 vite më parë.
Në një stadium gjysmë të boshatisur. Martinez shënoi dy gola për miqtë, ndërsa për Shqipërinë shënuan Balaj dhe Manaj.
Përtej rezultatit, skuadra e drejtuar nga Edi Reja shfaqi problem të theksuara në përqendrim dhe në balancat mes reparteve.
Tashmë ndeshja e radhës është pas 3 ditë ndaj Francës në stadiumin e ri.