Po luhet në këto momente në “Elbasan Arena” sfida Shqipëri-Andorrë, e vlefshme për eleminatoret e Europianit "Euro 2020".
Kuqezinjtë po udhëheqin 1-0 me gol të Bekim Balajt që në minutën e gjashtë.
Pas një harkimi të Roshit nga e djathta, sulmuesi shkodran godet saktë me kokë duke tundur rrjetën. 1-0 Shqipëria.