Qytetari në mes të Sheshit Skënderbej: Jeni hajduta! Policia bashkiake e Veliajt ‘e zhduk’ në sekonda

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.11.2019, 16:12

Vazhdon terrori i policisë së Veliajt ndaj qytetarëve të thjeshtë... Teksa ‘armiq të përbetuar’ ka shpallur të moshuarit që shesin për të nxjerrë bukën e gojës, nuk ndalen as para qytetarëve të thjeshtë të cilëve tashmë i terrorizojnë që të mos të flasin.

Aksioni i Policisë Bashkiake së Kapllanit, i titulluar “Përndjekje për Agjitacion dhe Propagandë” ka patur ditën e sotme ‘viktimën’ e parë m’u në mes të Sheshit Skënderbej në sy të popullit.

Një qytetar i ulur në tezgat në shesh dhe duke ngritur lart Kushtetutën e Shqipërisë i bënte thirrje popullit që të mos votonin për politikanët hajdutë e të korruptuar, pasi nuk e njohin shtetin!

Zotëria i quajtur Sokol mori vëmendjen e shumë kalimtarëve të cilën ndaluan ta dëgjonin, teksa me shpejtësi në terren zbritën langonjtë e Veliajt të cilët tentuan ta shoqëronin në komisariat.

Pjesë nga debati

Sokoli: Unë nuk po shes, kam libër në çantë. Kam Kushtetutën e Shqipërisë hape dhe shikoje.

Policia e Veliajt: Do vish ne komisariat. Nuk e hapim këtu.

Pas tyre mbërriten edhe efektivë të Shqiponjave të cilët qëndruan aty duke parë ngjarjen.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, qytetarët nuk lejuan që Sokolin ta merrnin si të shoqëruar, por bashkiakët i vunë gjobë 5000 lekë të reja!

Ata raportojnë për JOQ ALBANIA:

Ky eshte shteti qe u vendosin gjoba qytetareve sepse ka te drrejten e tij qe te flasi. Zoteria po fliste per politikanet. Ai si gjith te tjeret ishte ulur tek ata derrasat (tezgat)qe ka vene bashkia. Ky polici bashkiak nuk i trregonte mjetin e identifikimit. Police budallenj, tamam per barcaleta. I thonte popullit qe mos votoni per kta hajduter. Keta nuk e njohin shtetin. Donin ta shoqeronin ne komisarjat pa i trreguar mjetin e identifikimit qe ishte polic bashkiak ndersa shqiponjat erdhen edhe nejten kot edhe iken perseri pa vepruar. Donin ta conin ne komisariat por nuk e lejuan njerëzit dhe i vunë gjobën 5000 leke, Sokol quhej zoteria. Qytetari del ne shesh per te drejtat e tij dhe policia bashkiake te veshur civile nuk e lejuan.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit