Xhaka-Grezda, “rebelët” e kombëtares/ Kush ka të drejtë, Reja apo lojtarët?

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14.11.2019, 14:10

Taulant Xhaka dhe Eros Grezda, që sot mund të ishin dy titullarë të denjë të Kombëtares, jo vetëm që kanë përfunduar jashtë saj, por edhe ankohen, deri në limitet e akuzave për Rejën.

Italiani babaxhan ka dhënë shpjegimin përkatës për të dy lojtarët dje. Dhe argumentet qëndrojnë. Por, si çdo histori, edhe kjo e krijuar së fundmi në kampin e Kombëtares ka dy anë të medaljes. Njëra është ajo që thonë protagonistët (trajneri dhe lojtarët) dhe tjetra është ajo që nuk e thonë, por e nënkuptojnë në fjalitë e tyre “të koduara”. Nëse i sheh të dyja deklaratat, Xhaka dhe Grezda kanë disa të përbashkëta…

Të dy ankohen se nuk po u njihet kontributi. Të dy ankohen se nuk janë kontaktuar fare nga stafi dhe nga zyrtarët e FSHF-së dhe të dy ankohen për ndihmësit e Rejës, nënkuptohen Ervin Bulku dhe Hamdi Salihi, se përse nuk e informojnë trajnerin për hierarkitë. Po, pikërisht, kjo është ajo që i bezdis më shumë dy “rebelët” kuqezinj. Por, le t’i marrim gjërat me radhë…

KU KA TË DREJTË REJA…

Trajneri ka ekskluzivitetin e zgjedhjeve që bën, sepse edhe faturën për rezultatet e paguan ai, pothuajse gjithmonë. Trajneri ka të drejtë të jetë i rreptë me ta, sepse të dy e pranojnë me vështirësi stolin. Trajneri nuk ka asnjë detyrim të zgjedhë sipas emrave dhe famës që gëzojnë, por e ndërton formacionin sipas atyre që angazhohen më shumë gjatë stërvitjeve.

Trajneri i Shqipërisë sot është në kushte komode, sepse ka lojtarë me bollëk dhe nuk e ndien të nevojshme që të fluturojë drejt Greqisë, si De Biazi, për të bindur Kaçen dhe as për të bërë “shpikje” me rregullore dhe pasaporta për të veshur Xhakën dhe Bashën kuqezinj si dikur. Konkurrenca është aq e pamëshirshme sot në kampin e kuqezinjve, saqë koha po e vërteton se “senatorë” si Xhaka, Mavraj, Grezda, Sadiku, por edhe Kaçe, e kanë të vështirë ta fitojnë vendin në ekip.

Prandaj, Grezda dhe Xhaka kanë vetëm një rrugë: ose u binden rregullave të Rejës, ose qëndrojnë në shtëpi. Taulanti, për fat të keq, ka edhe precedentë. U përplas me De Biazin, më pas me Panuçin dhe tani me Rejan. Secili prej tyre mund edhe të ketë gabuar, po lojtari a e pyet ndonjëherë veten nëse ka përgjegjësi?

KU KANË TË DREJTË LOJTARËT…

Xhaka është kapiten i Bazelit dhe titullar i padiskutueshëm. Luan rregullisht edhe në Ligën e Europës. Ka 31 ndeshje me Kombëtaren dhe është 28 vjeç. A është e drejtë që papritur ta spostosh te lista rezervë? Do të ishte më e ndershme të lihej jashtë nëse ka thyer disiplinën (gjë që Reja nuk e ka thënë kurrë) sesa të lihet në listën rezervë pa asnjë shpjegim.

Nëse sot në Kombëtare janë prishur hierarkitë, kjo nuk do të thotë se duhet të mungojë respekti. Reja nuk do të jetë gjithnjë në situata si kjo, kur luhet me Andorrën dhe Francën sa për statistikë. Shqipëria do të nisë një fushatë të re eliminatoresh dhe lojtarët me peshë duhet që të marrin edhe përgjegjësi, por edhe të japin shembullin për më të rinjtë. Duke shpallur “armiq” Mavrajn, Xhakën, Grezdën dhe Kaçen, rrezikojmë të fusim një frymë jo të mirë në ekip.

Nëse këta lojtarë shohin se si në listën e përfaqësueses ftohen të tjerë që luajnë pak, ose aspak, atëherë kanë edhe një arsye të fortë për t’u ankuar. Ka një mungesë komunikimi dhe dyshime të forta nga lojtarët se trajneri Reja nuk informohet sa duhet nga ndihmësit e tij për situatën e lojtarëve. Dhe pikërisht ky është problemi kryesor: dyshimi se listën nuk e bën vetëm Reja. Ndoshta për këtë duhet një komunikim i sinqertë dhe i qartë mes palëve: për edicionin e ardhshëm dhe për të ardhmen e Kombëtares.

Analiza e "Panorama Sport"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit