Tenderat 2018/ “Classic” i Papulit, 210 mln lekë tendera pa garë reale

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.11.2019, 11:57

Nga Boldnews.al

Kompania “Classic”, në pronësi të Agron Papulit, gjatë vitit 2018 është shpallur fitues në 5 tendera, me vlerë totale rreth 210 milionë lekë (të vjetra), në procedura pa konkurencë.

Në 3 prej këtyre tenderave, të identifikuar nga “Boldnews.al”, ‘Classic” ka qenë pjesëmarrës i vetëm. Ndërsa në dy të tjerë, kompania e Agron Papulit është shpallur fituese, pasi konkurentët u skualifikuan, për shkak se nuk kishin dorëzuar asnjë dokument të kërkuar nga operatorët ekonomikë.

Konkurent i vetëm Në bazë të të dhënave të Buletinit të Prokurimeve Publike, kompania “Classic” ka qenë pjesëmarrëse e vetme në tenderat e zhvilluar gjatë vitit 2018 nga Bashkia Durrës, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Bashkia Durrës Në 25 Qershor 2018, Bashkia e Durrësit shpall kompaninë “Classic” fitues të tenderit për blerje automjetesh për Policinë Bashkiake.

Në këtë tender, “Classic” ishte kompania e vetme pjesëmarrëse dhe ajo ofroi ofertën e 31 milionë lekëve (të vjetra).

Agjencia e Zhvillimit Rural Në 23 Korrik 2018, kompania “Classic” shpallet fituese e tenderit të zhvilluar nga Agjencia e Zhvillimit Rural dhe Bujqësor për riparim dhe mirëmbajtje të automjeteve të institucionit.

Kompania e drejtuar nga Agron Papuli ishte konkurente e vetme dhe, në këtë tender ofroi shërbimet e saj kundrejt vlerës së 15 milionë lekëve (të vjetra).

Instituti i Mjekësisë Ligjore Ky institucion e ka pasur të thjeshtë të shpallë kompaninë “Classic” fituese të tenderit për “marrje me qera operacionale”, të zhvilluar në Korrik 2018.

Shoqëria “Classic” ishte e vetmja që u paraqit në këtë rast prokurimi publik, duke ofruar shërbimin e saj për vlerën e 41 milionë lekëve (të vjetra).

Skualifikim i rivalëve Në dy tendera të tjerë, të identifikuar nga “Boldnews.al” për vitin 2018, kompania “Classic” është shpallur fituese, pasi komisionet e vlerësimit të ofertave të organizuesve të tenderit kanë skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Në Maj 2019, Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara ka shpallur fituesit e disa lote tenderi për blerje automjetesh për institucione të ndryshme.

Kompania “Classic” është shpallur fituese e tenderit për blerje automjeti për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, pasi dy kompanitë e tjera pjesëmarrëse, “Albania Motor” dhe “Porsche Albania” janë skualifikuar nga gara, njëra për mungesë të disa dokumentave, tjetra për mungesë të plotë dokumentacioni.

Pas skualifikimit të rivalëve, kompania “Classic” u shpall fituese, duke ofruar vlerën e rreth 99 milionë lekë (të vjetra).

Inspektorati Shtetëror i Punës Në të njëjtin Buletin të Prokurimeve Publike, të muajit Maj 2018, Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara ka shpallur kompaninë “Classic” fituese të tenderit për blerje automjeti për institucionin e Inspektoratit Shtetëror të Punës.

“Classic” është shpallur fituese e tenderit, duke ofruar vlerën 36 milionë lekë (të vjetra), ndërkohë që konkurenti tjetër, “Porsche Albania” u skualifikua, për shkak se “nuk ka paraqitur asnjë prej dokumentave të kërkuar nga DT”, siç citohet në Buletinin e Prokurimit Publik.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit