Reja: Ja pse nuk erdhi Xhaka, në kombëtare askush nuk është Messi

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13.11.2019, 15:00

Në prag të ndeshjeve ndaj Andorrës dhe Francës, trajneri Edi Reja ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka analizuar ndeshjet por edhe problematika e fundit me futbollistë të caktuar, si rasti i Taulant Xhakës.

Sipas tij, askush nuk duhet të jetë mbi grupin dhe të pranojë kushtet. Gjithashtu për ata që futen në fushë Reja, shprehet se duhet të japin maksimumin.

Ndeshja me Andorrën

“Kam një skuadër me djem inteligjent. Ia kam transmetuar se pika jonë e referimit është ndeshja me Andorrën. Duhet të kemi një rritje nga ana mentale. Nuk duhet nënvlerësuar kjo ndeshje, duhet të japim 110% të kapacitetit tonë”.

Mungesa e Cikalleshit

“Siç e dini Cikalleshi na ka dhënë një rendiment në ndeshjet që ka luajtur. Kemi në kontingjentin tonë 5 sulmuesë. Kemi Kamberin, Manajn, Uzunin. Sulmuesit tanë kanë të njëjtin nivel dhe karakteristika të njëjta. Unë do të vendos nesër duke parë gjendjen më të mirë fizike. Kushdo që do luajë do të japë maksimumin. Kemi dhe Seferin dhe Balajn, që janë shumë të rëndësishëm. Kemi djemë të tjerë që do japin më të mirën ashtu si Cikalleshi”.

Mungesa e Xhakës

“Me Xhakën, kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen e fundit në Zvicër kishte marrë një dëmtim muskulor, në 10 minutat e fundit. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse një lojtar nuk ndihet në 100% do ta lejojmë të pushojë dhe të rimëkëmbet nga ky dëmtim. U mbyll kjo.

Të sulmojmë më shumë me një skemë tjetër

“4-3-3 është moduli im i preferuar, e kam thënë më para. Por me 3-5-2 ne kemi dy sulmuesë qendror, dy anësorë që sulmojmë dhe dy mesfushorë qendre. Kështu që kemi më shumë mundësi të sulmojmë. Nëse nuk ke dy sulmues krahu të shpejtë dhe dy mbrojtës krahu është e vështirë. Është e vështirë, pasi nuk kemi shumë kohë, për të provuar modul të ri. Ndihemi mirë me këtë modul dhe djemtë mund të arrijnë rezultate më të mira. Shpesh mendohet se kur luan me 5 mbrojtësa, je difesniv. Por varet nga filozofia. Lojtarët tanë të krahëve Trashi, Hysaj dhe Lenjani kanë shumë detyra sulmuese. Ky lloj moduli nuk duhet konsideruar shumë difensiv. Mënyra se si sillemi ne në fushë tregon se tentojmë të sulmojmë më shumë”.

Debutimet e Seferit dhe Kamberit

“Që të dy këta lojtarët mund të aktivizohen. Kamberi ka ardhur nga një dëmtim dhe ka bërë një punë të diferencuar. Nëse ai është mirë, do të luajë pasi dua t’i njoh pak më shumë”.

Moment i vështirë për mesfushën dhe situata e Xhakës

“Kemi krijuar një ekuilibër në këtë skuadër, që na lejon të kemi shumë opsione. Unë dua që lojtarët që vijnë këtu të jenë të qetë pavarësisht luajnë apo nuk luajnë. Kjo është një detyrë e trajnerit, për të vendosur se kush do luajë apo jo. Kemi një grup solid. Nëse përmendim rastin e Eros Grezdës, më vjen shumë keq sepse ishte një lojtar me potencial të madh, por ai nuk pranoi disa situata që u kriijuan në grupin tonë dhe vendosi të mos pranojë ftesën tonë më mbrapa. Mbi të gjitha është Shqipëria dhe kush mendon se është Mesi, për të nuk ka vend në fushë. Rëndësi ka grupi dhe pastaj ka individi”.

Revolta e lojtarëve

“Në të vërtetë nuk ka çështje apo revolta. Ka lojtarë që tërhiqen vetvetiu pasi nuk pranojnë vendimet. Ka lojtarë që pranojnë të luajnë në disa pozicione dhe jo në pozicionin natyral. Unë bëj zgjedhje dhe duhet të jemi një familje. Çdo problem duhet të zgjidhet brenda grupit, nëse nuk ndodh atëherë ka probleme. Gazetarët janë ata që mundohen të nxjerrin diçka që nuk është. Unë dua që në çdo ndeshje të luhet me 110%, të jepet maksimumi dhe mos të ketë lojtarë që futet pa motivacion dhe grintë. Takohemi rrallë herë për t’i dhënë minuta. pas kësaj ndeshje, do të takohemi në mars dhe duhet motivacion. Janë qindra e mijëra shqiptarë që na ndjekin me pasion edhe në Itali dhe e shohin Kombëtaren si dritë dhe duhet të ndjekin ekipin e tyre”.

Mesazh për tifozët

“Nëse do ishte në dorën time, do trokisja derë më derë dhe shtëpi më shtëpi, për të na ndjekur në ndeshjen ndaj Andorrës. uhet konsideratë për skuadrën sepse po bën lojë të mirë, por shënon dhe normalisht kërkoj që për këta djem që japin maksimumin të ketë më shumë konsideratë pavarësisht se kush është rivali. E përsëris, për ata që kanë mundësinë, pasi është dhe ditë pune, i ftoj të na ndjekin ndaj Andorrës. Për Francën do të flasim, pas ndeshjes me Andorrën”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit