Edhe pse merkatoja e janarit nuk ka ardhur ende, Elseid Hysaj, duket se ka gjetur destionacionin e ri.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të transferohet në Premier League dhe do bashkohet me ekipin e Norwich City.
Të paktën kështu raporton një i afërmi i tij, Genti Haxhiu, i cili ë rrjetet e tij sociale, ka postuar një foto në krah të Elseid Hysaj.
Ai shkruan:
Për mbrojtësin shqiptar, ka pasur interes nga shumë skuadra, përfshirë këtu Chelsea dhe Tottenham, por asgjë nuk u konkretizua.
Kujtojmë që Norwich u ngjit këtë sezon në elitën e futbollit anglez dhe ka marrë disa rezultate pozitive, përfshirë këtu dhe një fitore 3-2 kundër Manchester City.