Shtyhet fluturimi për arsyen më të pazakontë në botë, ja çfarë kishte ‘ngecur’ brenda avionit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.11.2019, 10:33

Avioni i quajtur 'Aeroflot SU1730' ishte gati për t'u nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Moskës, mirëpo fluturimi u shty vetëm për një pëllumb.

Sidoqoftë, avioni u ngrit në ajër rreth 20 minuta më vonë pasi ishte vonuar për shkak të zogut që ndodhej brenda, i cili fluturonte lart e poshtë kabinës, ndërsa stafi po përpiqej dëshpërimisht që ta nxirrte nga avioni. Mendohet se pëllumbi i 'bezdisshëm' mund të jetë futur brenda avionit në momentin që po bëhet pastrimi apo mirëmbajtja brenda në avion. Theksohet se u deshën rreth 20 minuta që personeli të nxirrte pëllumbin nga avioni.

Mirëpo, ky rast ishte totalisht i padëmshëm pasi në muajin gusht një tufë pulëbardhat ndikuan negativisht gjatë një fluturimi për në Rusi. Zogjtë ishte 'mbërthyer' në motorin e aeroplanit në mes të fluturimit dhe më pas u dogjën nga zjarri që lëshoi kapiten Damir Yusupov. Atij iu desh që të ekzekutonte një ulje urgjente në një fushë misri, rreth një kilometër larg nga pista në aeroportin ndërkombëtar Zhukovsky.

Për mrekulli, të gjithë 226 personat në bordin e Airbus-321 ishin në gjendje të mirë dhe u evakuuan, mirëpo 74 prej të tyrë pësuan disa lëndime.

Një pasagjer, i cili ishte adoleshent filmoi ngjarjen live nga fusha ku u ul avioni dhe tha:

Unë jam nga aeroplani që u shemb. Ne po zbrisnim nga Zhukovsky dhe rreth pesë sekonda pasi ishim jashtë tokës, avioni filloi të dridhej në një mënyrë shumë të fortë. Në pesë sekonda të tjera dritat në anën e djathtë të aeroplanit filluan të ndizeshin dhe ne ndjemë erën e tymit. Pastaj avioni u ul dhe të gjithë nxituan për të dalë jashtë. Fatmirësiht çdo gjë shkoi mirë".

Kapiteni Jusupov u përshëndet si një hero për aktin e kryer dhe presidenti Vladimir Putin i dha medaljen nderi si 'Heroi i Rusisë'.

Ai tha:

Unë nuk ndjeva frikë. Pashë një fushë misri përpara dhe shpresoja të bëja një ulje të arsyeshme dhe jo të fortë. Unë u përpoqa të ulja shpejtësinë vertikale për ta bërë aeroplanin të zbresë sa më shumë të jetë e mundur dhe të ulej gradualisht. Uroj një shërim të shpejtë për të gjithë ata që janë dëmtuar dhe uroj që ata të mos kenë frikë nga fluturimi."

Burimi: ladbible.com | Përktheu dhe përshtati: joqalbania.com

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit