Federata Gjermane e Futbollit ka prezantuar së fundmi edhe fanellat e reja për ndeshjet e mbetura në eleminatoret e Euiropianit “Euro 2020”.
Megjithatë, pavarësisht entuziazmit për modelet e reja fanellat u zbulua se ishin me gabime. Emrat e futbollistit të Këlnit, Jonas Hektor si dhe sulmuesit të Frajburg, Luka Valdshmid, për çudinë e të gjithëve ishin të shkruara gabim.
Në fillim u mendua se mos ishte ndonjë promocion i veçantë, por më pas fotot u ndryshuan gjatë pasdites duke u kthyer në versionin normal të emrave të këtyre dy futbollistëve.
“Adidas” shpjegoi edhe ngatërresën e bërë nëpërmjet një komunikate, duke siguruar tifozët se pavarësisht porosive që mund të kishin bërë për fanellat me emrat e gabuara, në shtëpi do të merrnin ato me emrin origjinal të futbollistit.