UEFA duhet të hetojë! Në xhep të kujt u futën 10 mln eurot dhe si u gllabërua 75% e stadiumit?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.11.2019, 22:51

Stadiumi i ri kombëtar nuk është vetëm një vepër e shitur si madhore për futbollin shqiptar, por edhe një mundësi e artë për të mbushur xhepat për ata që i kanë mundësitë dhe për të gllabëruar miliona.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, rrëfehet se si janë përdorur 10 milionë eurot që UEFA ia akordoi FSHF-së për ndërtimin e stadiumit, e që në fakt janë futur në xhep të Armand Dukës.

Në një kohë që stadiumi në Shkodër kushtoi 17 milionë euro dhe ai në Elbasan 6 milionë euro, ish-Qemal Stafa iu dha kompanisë Albstar për ta ndërtuar, në pamundësi të shtetit shqiptar dhe Federatës.

Albstar garantoi 40 milionë euro për stadiumin e ri dhe në këmbim mori tokën për të ndërtuar një kullë me më shumë se 20 kate, për hotel, restorante dhe zyra. Nuk mbaron me kaq, sepse Albstar ka marrë në pronësi edhe parkingun para stadiumit të ri, por edhe ambiente brenda stadiumit. Kjo është arsyeja pse tribuna qendrore është bërë gjysmake dhe ka ngelur një mur të shëmtuar si fasadë.

Më vonë, krejt papritur, FSHF i kaloi Albstarit edhe 10 milionë euro të marra nga UEFA, duke e çuar në 50 milionë euro koston e stadiumit. Kostoja reale nuk dihet, sepse Albstar i ka përfshirë në kosto për stadiumin edhe ndërtimin e sheshit para stadiumit dhe ndërtimin e parkingut, që në fakt është pronë private e Albstar. Edhe shpenzime shtesë, për ambientet brenda stadiumit që i ka pronë Albstar, janë futur si shpenzime për stadiumin.

Edhe mobilimi i hotelit Marriot futet në bilancin e shpenzimeve për stadiumin.

Si është e mundur që FSHF i jep Albstarit 10 milionë euro, kur Albstar kishte garantuar ndërtimin e stadiumit dhe kishte marrë si shpërblim kullën gjigante dhe jo vetëm? Pse nuk është bërë asnjëherë transparente kostoja e stadiumit dhe pse u deshën milionat shtesë?

E thjeshtë: Ato miliona euro nuk kanë shkuar për stadiumin, por thjesht kanë bërë rrugën e duhur nëpërmjet Albstar për të kaluar në xhepin e drejtuesit të FSHF, Armand Dukës. Kështu edhe UEFA nuk ka arsye për të dyshuar dhe nuk ka çfarë të hetojë, ndërkohë që shteti shqiptar nuk ka as dëshirë dhe as forcë për të hetuar, pasi janë fonde të UEFA-s.

Në një denoncim të mbërritur për JOQ Albania, një burim i brendshëm i FSHF, ka rrëfyer të gjithë skemën ku tregohet se si 10 milionëshi i ka kaluar Albstar, pasi Duka bindi UEFA-n për një kosto të fryrë, kur në fakt nuk ishte e nevojshme dhe Albstar e ka kaluar sërish këtë shumë tek presidenti i FSHF. Kompania kontraktuese për ndërtimin e stadiumit, nuk ka thjesht kullën e famshme mbi stadium, por ka në pronësi edhe parkingun e jashtëm dhe ambiente private brenda, ku përfshihen dyqane dhe lokale.

Me pas fjalë presidenti Duka ka shitur thuajse 75% të stadiumit.

Për të mos u mjaftuar me kaq, ai kërkon t’i kthehet TVSH nga shteti pasi është investim i UEFA, dhe kjo shumë pretendohet se do të përdoret për mirëmbajtjen e stadiumit.

Ajo që është interesante në shkrimin e personit të brendshëm të FSHF është se shkruan, se si do ia dalë Duka t’i justifikoje në bankë, sepse janë para të pista.

Burimi denoncon:

Prsh Joq, Dua t'ju tregoj nje gje qe po u fshihet shqiptareve, por duhet qe te gjithe ta dine se sa i pangopur eshte presidenti i FSHF, Armand Duka. Ne fillim eshte siguru buxhet 40 mln euro nga kompania Albstar per ndertimin e stadiumit dhe kaq duhej, por me kalimin e kohes Duka bindi UEFA-n te merrte nje buxhet 10 mln euro. Qe ketu nisi mashtrimi, sepse nuk ishte nevoja per buxhet ekstra, ama Duka ia mori UEFA-s per qejf te vetin. Kjo shifer 10 mln euro iu dha fillimisht Albstarit dhe pastaj Albstar ia ka kthy Dukes te gjitha nji me nji. Pra, UEFA eshte grabitur nga Duka per xhepa te veta, sepse Albstar eshte bere bashke me Duken per kete pisllek. Albstar nuk ka thjesht kullen me mbi 20 kate. Albstar ka edhe parkingun jashte stadiumit dhe do kete ambiente private brenda stadiumit. Pra, Duka ka shitur thuajse krejtesisht 75% e stadiumit duke marre leke per vete. Plot 10 mln euro. Pervec kesaj, ai kerkon nga shteti t'i kthehet TVSH-ja, sepse eshte investim i UEFA. Me pak fjale, ai nuk ngopet duke grabit leke, sepse do qe shifren qe ia jep shteti, dmth Rama, ta perdore per mirembajtjen e stadiumit. Komplet pjesa tjeter eshte per qejfe te tija, leke qe nuk dihet se si dreqin do e justifikoje me banke, sepse jane para te pista. UEFA duhet te hetoje, sepse ne asnje dokument nuk shkruhet me saktesi sa kane kushtuar ndertimet e kompanise Albstar. Gjithcka eshte ne te zeze. Aty nuk jane te ndara hapesirat. Pra, nuk dihet sa ka kushtu kulla e sa ka kushtu stadiumi, apo rregullimi i parkingut, qe ne fakt eshte prone private tani dhe jo publike. Duka eshte super mashtrues, por mediat jane te blera te gjitha dhe vetem ju jeni shprese per kete vend. Ju flm.”

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit