Maradona vijon të dhurojë spektakël dhe të jetë protagonist kudo. Nën drejtimin e tij, skuadra ergjentinase e Gimnastias po kalon një moment të mirë dhe duket se ka dalë nga kriza.
Së fundmi, ai dhe skuadra e tij kanë arritur një fitore ndaj Aldosivit dhe pas ndeshjes, festa në dhomat e zhveshjes ka qenë mjaft e madhe.
Maradona ka nisur të kërcejë, duke shfryrë të gjithë emocionin e akumuluar pas ndeshjes. Festa vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes, aty ku Maradona ia mori këngës.
Gjithashtu, ai ka lëshuar edhe mesazhin e qartë se nuk mendon të largohet nga drejtimi i ekipit, duke konfirmuar se do të qëndrojë edhe për shumë te kjo skuadër.