Napoli po kalon një moment mjaft të keq këtë sezon në Serinë A, pasi skuadra është zhytur në krizë rezultatesh dhe nuk po arrin të ngrejë dot kokë.
Fajtor për këtë shihet trajneri, Karlo Ançeloti, dhe sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit po përgatisin shkarkimin e tij.
Ndërkaq, interesant është fakti se si pasues i Ançelotit, pëlqehet një tjetër ish-trajner i Milanit, ashtu si Karlo në të kaluarën e tij.
Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, vendin e Ançelotit mund ta marrë Xhenaro Gatuzo.
Ky i fundit, pëlqehet shumë nga presidenti napolitan, De Laurentis, i cili është i bindur t’i besojë atij drejtimin e skuadrës. Priten zhvillime të reja në vazhdim...