Në “Astir” kanë zbritur të gjithë, mungon vetëm propaganda e Sandër Lleshaj

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12.11.2019, 13:12

Banorët e “Astirit” u zgjuan sot në tymin e gazit lotsjellës i cili i mori frymën, pas marrjes së pasurisë së vetme që ata kishin, shtëpisë. Shtëpi të cilat i kanë ndërtuar me gjak dhe djersë e për t’ia lënë trashëgimi fëmijëve të tyre.

Një ‘ushtri’ efektivësh policie zbarkuan që në pesë të mëngjesit në zonën e “Unazes së Re”, ku u pritën nga banorët e patrembur që qëndronin të ngujuar që prej ditës së djeshme.

Situata u tensionua dhe gazi lotsjellës ishte i vetmi që mund të shpërndante komunitetin e mërzitur nga grabitja e pronës. Fëmijë, gra, pleq, plaka dhe burra u dhunuan e u helmuan nga urdhëri i drejtuesit të ministrisë së Brendshme.

Efektivë policie zbatuan urdhërin që ‘propagandisti’ më i ri i Rilindjes e kishte menduar prej ditësh, për t’i dhënë hov një projekti korruptiv të vërtetuar me fakte.

E gjithë zona e “Astirit” ngjante si një territor lufte, ku kundërshtari nuk dihej se kush ishte, por kauza po. Një kauzë për mbijetesë dhe njerëzore që vetë shteti po e sulmonte.

Trafiku u bllokua, por asnjë polic nuk kishte marrë urdhër për normalizimin e tij, pasi synimi ishte terrori mbi banorët që shteti po i kthen në fatkeq.

Pse nuk zbriti në “Unazën e Re” edhe Sandër Lleshaj? Pse nuk përballet edhe ai me zëmërimin e qytetarëve që i vidhet banesa vetëm për të mbushur xhepat e disa oligarkëve që qeveria i ka miq mbi kokë?

Ai nuk zbret sepse nuk bën dot propagandë në atë vend. Nuk shfaqet dot me kokën lart, pasi jo vetëm tymi i gazit lotsjellës e helmon, por e turpëron edhe grabitja e padrejtë e çatisë së qytetarëve që ndoshta edhe e kanë votuar.

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit