Qeveria Rama shkruan ‘emrin në histori’: Si u përdhos një hero si Qemal Stafa për para

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.11.2019, 18:34

Ditën e djeshme u dha lajmi se Stadiumi Kombëtar, i cili dikur njihej si Stadiumi “Qemal Stafa‘‘ do të marrë një emër tjetër. Emri që do të mbajë stadiumi është ‘Air Albania‘.

Qemal Stafa është një nga heronjtë që dha jetën për këtë vend. Po ‘’Air Albania’’ a ka lidhje emicionale me shqiptarët? A ka ndonjë histori pas ‘Air Albania’?

Qemal Stafa derdhi gjak që ky vend, timonin e të cilit tani e ka Edi Rama, të ishte i lirë. Dhe ishte një djalë në lule të lirisë kur dha jetën për Shqipërinë.

Emri i Qemal Stafës dëshmon shumë histori nga pas. Po ‘Air Albania’ ...të përdhosësh emrin e një heroi për para. Kujtojmë këtu se kompania ajrore do të paguajë 650 mijë euro në vit për të vendosur emrin në stadiumin Kombëtar, ndërsa shitja e të drejtave është bërë për një afat pesëvjeçar.

Kështu, më datën 17 nëntor në ndeshjen kundër Francës, kur edhe do të inaugurohet impianti, stadiumi do të ketë emrin e tij zyrtar.

Thuhet se Qemal Stafa kishte dy rrugë, ose të arratisej ose të vdiste për Shqipërinë dhe ai zgjodhi të jeptë jetën. Më pas u zgjodh që emri i tij të përdhosej sepse tani shiten edhe idealet. Shiten edhe emrat e heronjëve, shitet edhe historia.

Monumentet lihen të rrënohen, disa shemben, pasuritë natyrore jepen me qira. Toka pyjore grabitet për HEC-e edhe lumenjtë, si rasti i lumit Vjosa që u desh të reagonte edhe aktori Leonadro Di Caprio.

E si përfundim mund të thuhet se qeveria Rama e ka arritur qëllimin ta njohë historia. Po po do e njohë si qeveria që përdhosi emrin e heroit Qemal Stafa për para.

Prindërit tanë na kanë rrëfyer si Qemal Stafa dha jetën për Shqipërinë, ndërsa ne do u tregojmë fëmijëve tanë se si qeveria Rama përdhosi historinë.

Dikatori më i egër që njohu Europa ishte Enver Hoxha, para se të vdiste ai tha se njerëzit e këqinj historia nuk i harron.

Gjatë regjimit të tij vepra e At Gjergj Fishtës u ndalua. Dhe historia e tregoi se kush ishte i miri dhe i ligu.

Ndoshta kështu do të ndodh dhe me Qemal Stafën dhe Edi Ramën, i cili zgjodhi t'i hiqte emrin e një heroi nga stadiumi për para…

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit