Cagliari ka turpëruar Fiorentinën ditën e sotme me rezultatin 5-2, ndërsa një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes ishte edhe Radja Naingolan, i cili ka dhënë 3 asiste gjatë ndeshjes, madje ka shënuar edhe një supergol.
Ish-mesfushori i Romës dhe Interit, i cili këtë vërë la zikaltërit e Contes dhe u bashkua me Cagliarin, tregoi edhe njëherë tjetër potencialin e tij.
Në minutën e 65′, belgu lëshoi një predhë të vërtetë nga distanca duke lënë të shtangur në vend portierin e miqve. Padyshim goli më i bukur i kësaj jave në Sërinë A.
Ndiqeni:
NAINGGOBOOOM 💣💣💣 #Nainggolan #Cagliari #Fiorentina #CagliariFiorentina pic.twitter.com/RXrv0IZnDR
— Jefe (@Jefe100) November 10, 2019