Reja: Pres debutimin e Kamberit, Panuçi dhe De Biazi do ndihen xhelozë për mua

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10.11.2019, 11:33

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka dalë paraditen e sotme në konferencën për shtyp për të folur në lidhje me listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet me Francën dhe Andorrën të muajit nëntor.

Edhe pse Shqipëria nuk ka objektiva në këto dy ndeshje, italiani u shpreh se të dyja ndeshjet janë të rëndësishme dhe pret përqëndrim maksimal nga futbollistët e tij.

Mungesa e Çikalleshit

Për Çikalleshin më vjen keq se që kur kam ardhur ka qenë vendimtar por kemi grup të përshtatshëm dhe mund të gjejmë zgjidhje. Jemi në pritje të Kamberit dhe të shohim ta zgjidhim në mesjavë. Se sa më shume alternativa kam, aq më mirë është. Sa i përket ndeshjeve kemi rritje graduale dhe dua që të vazhdojmë.

Florian Kamberi

Për kamberin duhet kohë ta regjistrojmë, pasaporta. Uroj që të hënën e të martën të zgjidhen. Kemi Seferin e Uzunin. Po eksperimentoj lojtarë por në një kohë të dytë do të vendos ekipin. Janë lojtarë të rinj. Kemi Mavraj e Memushaj që janë pak përpara me moshën por kemi mesataren e ulët. Çështjen e Kamberit do ta shohim gjatë javës, nëse mbërrijnë letrat mund të luajë.

Objektivat

Mendohet vetëm për Francën e nuk duhet kështu. Kemi bërë pikë. Dua që përqendrimi të jetë për Andorrën, nuk dua të ketë rënie përqendrimi për Andorrën. Andorra humbi në minutën e 90 me Turqinë e nuk dua që të ketë rënie përqendrimi që të vazhdojmë të kemi rezultate të rëndësishme.

Motivimi pa objektiv

Lojtarët që vijnë dua që të krijojnë mentalitetin që të luajnë çdo ndeshje në maksimum. Nuk dua që të luajmë ndeshje mjaftueshëm. Dua të rritemi nga pikëpamja mendore. Dua që lojtarët të kuptojnë rëndësinë. M9tivimi me Francën do të jetë por mua më duhet Andorra. Duhet të ruajmë përqendrimin maksimal më Andorrën se aty shihet rritja e një Kombëtareje dhe një Federate.

Lojtarët e rinj në kombëtare

Objektivi i parë është të arrijmë rezultatet maksimale. Ne kemi detyrën që të arrijmë 18 pikë. Kam rinovuar shumë se kanë debutuar kumbulla e Selahi. Ideja ime është të rinovojmë por gradualisht, nuk mund të luajë menjëherë. Nëse e ardhmja ime do të jetë te Shqipëria do të kemi në mars e prill do të ketë miqësore e do të kemi mundësi. Ka të rinj që po ndjek. Nëse skuadra po luan mirë e punon në bazë të funksionit atëherë ndryshimi është nga pak. Federata sheh të ardhmen por është rezultati. Unë shoh të tashmë, Andorrën. Nëse do të rri do të jetë puna dhe një program që do të diskutoj me presidentin. Është edhe një punë që po bëhet me ekipet e të rinjve paralelisht.

Stadiumi i ri

Jam shumë i emocionuar se jam i bindur se të gjithë ata që kanë qenë para meje, De Biazi dhe Panuçi mund të ndjehen xhelozë. Jam krenar që jam pjesë e ekipit në këtë debutim. Do të jetë emocionuese, një emocion i ri. Është privilegj për mua. Kam ftuar gruan dhe vajzën se është e rëndësishme për Shqipërinë dhe stimuli për lojtarët do të jetë i madh. Ky është një stadium i vërtetë është biletë e Shqipërisë për gjithë Europën. Kush do të vijë do të shohë që është një stadium i vërtetë. Me një stadium të tillë mund të ndikojë, lojtarët që luajnë me tifozët kaq afër është një motivim i rëndësishëm.

Rinovimi i kontratës dhe projektet

Nuk kemi probleme, objektivat janë rritja graduale se kemi parë federatën si punon për rritjen. Duhet të punojmë më me profesionalizëm, edhe bashkëpunëtorët nëse konfirmohemi do vijmë më shpesh në Shqipëri për te dhënë udhëzime. Të rinjtë po i ndjekim edhe 15-16 vjeçarë shqiptarë në të gjithë Europën. Po punojmë e kemi strukturat e duhura për të qenë të rëndësishëm. Na iku Europa për pak, po të fitonim në Turqi ishim në lojë e hapnim grupin. Po të fitonim me Turqinë, për fat a se nuk ishim të ndërgjegjshëm, tani mund të ishim për 21 pikë. Ndaj më erdhi keq që nuk fituam.

Tifozeria

Tifozëve u them kush ka mundësi të vijë me Andorrën se tifozët janë nevojë për tifozë. Kërkoj me mirësjellje që kush ka mundësi të vijë të na ndihmojë me Andorrën se kjo ndeshje është e rëndësishme”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit