Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka bërë publike listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e radhës kundër Andorrës dhe Francës, të vlefshme për eleminatoret e Europianit "Euro 2020".
Surprizë në listë sulmuesi i ri, Florian Kamberi, i cili vjen për herë të parë në kombëtaren kuqezi. Sulmuesi i Hibernianit dhe ku është përqendruar e gjithë vëmendja, do të jetë te Shqipëria që në këto dy takime.
Ndërkaq, mungon Sokol Cikalleshi, i cili është dëmtuar në ndeshjen e djeshme dhe nuk mund të grumbullohej.
Gjithashtu është konfirmuar përfundimisht edhe mungesa e Armando Sadikut. Ndërkaq, një risi tjetër është edhe afrimi i lojtarit të Lokomotiv Zagrebit, Enis Cokajt në listën e pritjes së Kombëtares A për herë të parë.
Kjo është lista e plotë: