Pritjes duket se i erdhi fundi. Stadiumi i ri kombëtar, i cili u rindërtua mbi gërmadhat e "Qemal Stafës" sot do të bëjë edhe inagurimin me një ndeshje simbolike nga kampionati i femrave.
Sfida mes Vllaznisë dhe Apolonisë do të luhet sot në impiantin e ri të kombëtares.
Në ndeshjen e sotme e cila do startojë në orën 19:00, do të testohen ndriçimi dhe shumë detaje të tjera.
Të gjitha këto do të vëzhgohen nga UEFA dhe më pas do të jepet vendimi nëse stadiumi është i gatshëm ose jo për ndeshjen e 17 nëntorit kundër Francës.