Xhafaj i numëron poçat e djegur, Veliaj: Unë luftoj çdo ditë për të fituar besimin e qytetarëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.11.2019, 17:18

“Asnjë socialist i mirë nuk e quan fitoren në xhep, as nuk luan me besimin e njerëzve, por lufton çdo ditë për ta fituar atë ditë”,- ishte shprehja me të cilën kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e nisi fjalimin e tij ditën e sotme në aktivitetin e PS për prezantimin me kandidatët për delegatë të Kongresit.

Pra për Veliajn, e rëndësishme është të fitojë çdo ditë besimin e qytetarëve të Tiranës, por teksa e dëgjojmë të thotë këtë fjali mjafton të bëjmë një sondazh të thjeshtë se sa të kënaqur janë banorët e kryeqytetit me premtimet e kryebashkiakut...

Nisim këtu nga mungesa e energjisë, mungesa e ujit, rrugët e shkatërruara të cilat kthehen në pishina artificiale me çerek ore shi, udhëtimi me linjat urbane të kryeqytetit ku shtypemi si sardele, higjiena skandaloze e ambienteve publike, vendet e parkimit e shumë tema të tjera të prekshme nga vetë qytetarët sapo hapin sytë në Shqipëri.

Gjykuar nga kjo fjali dhe krahasuar me një ditë të zakonshme në Tiranë ku në paragrafin e mësipërm shpalosëm vetëm disa nga problematikat e çdo qytetari, a e fiton Veliaj besimin ditor të qytetarëve të Tiranës?

Ndër të tjera, në fjalimin e tij ai tha se bisedonte çdo ditë me socialistët se si të bënte 101 nga 100 gjërat që pretendon se ka bërë për Tiranën... E ndër ta, mes tyre përmendi disa prej figurave të njohura të PS.

Ai u shpreh:

Vasilika më shkoi mbrëmë dhe më tha Lali Eri kemi premtuar që kopshtin në Sauk do ta bëjmë me drekë. Një socialist i vërtetë shqetësohet për kopshtin me drekë dhe lufton sikur ajo të jetë beteja jonë finale. Pardje Fatmir Xhafaj më erdhi me një listë të çdo poçi të djegur, apo të një pusete që mungon ose të çdo pëllëmbe asfalt...”

Bërja e kopshteve me drekë, do të thotë një tjetër fitore e socialistëve, megjithëse e shesin si një domosdoshmëri dhe vepër të dashurisë së tyre për punën... Kjo do të thotë hapje e një tenderi të ri që me siguri do t’i jepet ndonjë agjencie kateringu të ndonjërës prej grave të oligarkëve të Shqipërisë.

Por jo vetëm kaq... Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tashmë i dalë jashtë rradhëve të policisë pasi dha dorëheqjen nga posti, ka nisur të shqetësohet për poçat dhe pusetat që mungojnë në rrugë dhe ia çon me listë Veliajt...

Nëse Xhafaj, që kur mbeti pa post, do e kishte bërë raportimin siç duhet, do kishte vënë re se në shumë zona të Tiranës, të dëshmuara me fakte edhe nga qytetarët, ndriçimi është fjalë që nuk njihet, ose në zona të tjera është prezent edhe gjatë ditës me diell.

Nëse nisim të flasim pastaj për ‘pëllëmbët me asfalt’, Xhafaj dhe Veliaj së bashku duket se kanë shkelur vetëm në perimetrin e pllakave 16 milionë euroshe të Sheshit Skënderbej, pasi rrezja e shikimit siç duket nuk i shkon përtej kësaj zone të kryeqytetit.

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit