Messi po mbush 33-vjeç dhe te Barcelona janë duke u përgatitur që tani për largimin e tij, pasi mosha e madhe nuk do mundet ta mbajë edhe për shumë kohë në futbollin e luajtur.
Së fundmi, Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, deklaroi për “Associated Press” se klubi tashmë po përgatitet për periudhën pas Lionel Messit.
Ai tha:
Ne jemi duke përgatitur epokën pas Messit. Të gjithë ndajmë shqetësimin për mënyrën sesi do të jetë Barcelona pa Messin, sot 32 vjeç, i cili i ka udhëhequr aspiratat tona sportive prej gati 15 vitesh. Nuk kam dyshim që, pasi Messi ta përfundojë karrierën e tij si futbollist, do të mbetet i lidhur me këtë klub edhe për pjesën tjetër të jetës së tij”