JOQ Albania
Home

“S’më lejon të shoh vajzën”, rrëfimi i burrit nga Kavaja: Si e zbulova që gruaja më tradhtonte
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/11/2019 22:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tradhtia është një ndër gjërat më të dhimbshme që mund të ndodhin në një histori dashurie.

Mjafton një tradhti e vetme, që t’i japë fund gjithçkaje në një çift, pavarësisht se mund të ketë edhe fëmijë në mes.

E tillë është edhe historia e Mehmet Ibrës, burri nga Luzi i Kavajës, i cili është tradhëtuar nga bashkëshortja e tij.

Ai rrëfeu në emisionin "Historia Ime", se kërkon të takojë vajzën e tij 9-vjeçare, por ish-bashkëshortja nuk e lejon.

Mehmeti tregoi se në vitin 2011 u martua me një grua nga Tirana. Kjo ishte martesa e tij e dytë, pasi më parë kishte qenë i martuar me një grua tjetër, me të cilën ka edhe tre fëmijë të tjerë.

Ai u bë babai i një tjetër vajze, e cila erdhi në jetë nga martesa e tij e dytë. Mehmeti dhe gruaja e tij e dytë jetonin në një nga zonat e Tiranës.

Po për fat të keq, edhe martesa e tij e dytë shkoi drejt divorcit, pasi ai kuptoi se ish-bashkëshortja kishte filluar të dilte me dikë tjetër.

Më tej, Mehmeti tregoi si nisën problemet me të shoqën dhe si i kishte dhënë 20 mijë euro vjehrrës për një shtëpi në Qytetin Studenti.

Ai tha:

Jetonim në “Ali Dem”. Gjatë kohës që jetuam në “Ali Dem” si çdo familje shkoja në punë, ajo shkonte në punë. Pas një farë kohe mbeti shtatzënë dhe na erdhi në jetë vajza e vogël Sara. Është 9 vjeç. Kur ishte Sara, 6 muajshe filluan edhe ato problemet familjare. Pas disa kohësh pasi lind vajza te shtëpia në “Ali Dem” isha me qira. Zonja e kishte shtëpinë për të shitur. Kërkova ta blija. Kësaj nuk i kisha treguar që kisha lekë me vete. Kisha 8.000 euro në bankë, pjesën tjetër i kisha nga Italia. Kur erdhi i zoti i shtëpisë nuk ramë dakord sepse rriti çmimin e shtëpisë. Nuk e blemë shtëpinë, por në këtë kohë ish-gruaja ime me gjithë vjehrrë edhe më thotë “që jemi duke ndërtuar në Qytet Studenti një shtëpi”. Më tha “të keqen nëna pse do e marrësh qiranë këtu se është shumë e vogël”. Sa e mori vesh nuk më la rehat. Më tha pse do e marrësh qiranë kaq larg. Në Qytet Studenti qiraja është edhe më e lartë. “Nëna sido që të jetë, gocës do ia japë një shtëpi. Ti meqë i paske këto lekë, m’i jep edhe sido që të jetë puna ti mos të ngelesh në rrugë”, tha ajo. Unë nuk i dhashë fjalë, por thashë të pyesja nënën time. Ajo më tha që t’ia jap ato lekë edhe nuk është se do ngelja jashtë. I jap lekët, 20.000 Euro."

Burri nga Kavaja rrëfeu se kishte pasur dyshime se tradhëtohej nga bashkëshortja kur kthehej nga puna, ndërsa më pas zbuloi disa telefonata që kjo e fundit bënte me të dashurin dhe vendosi të ndahej prej saj.

Ai shtoi:

Për të shkuar në punë kjo donte vetëm 20 minuta. Për të ardhur kjo vinte 3-4 orë me vonesë. Ne filluam problemet. Kisha dyshimet e mia. Shtatë herë i çonte kjo telefonatë, një herë ai, kur kjo dilte nga puna. Më rrinte si hu. Për hatër të fëmijës nuk mendon i thashë unë. Sido që të jetë më tha “lekët t’i kam marrë, gocën ta kam marrë”. Aty i flas vjehrrës dhe i them që nuk po na shkojnë punët mirë dhe foli gocës se nuk është problemi im. E merr në telefon kjo dhe i thotë hajde se nuk është në shtëpi. Këtu ia jap të vëllait telefonit dhe i them ja kush është motra. Vendosa dhe e lashë."