JOQ Albania
Home

Është shpallur në kërkim nga policia, reagon për herë të parë “Juli i Pashakos”: S’kam lidhje me atentatin
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/11/2019 21:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

39-vjeçari, Julian Sula, i cili është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet si një prej autorëve të atentatit të 1 nëntorit tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës, ka reaguar për herë të parë në media mbi akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Në një lidhje të drejtpëdrejtë telefonike për "ABC News", Sula u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se këto ditë ka qenë në Turqi, pasi ka pasur probleme me mushkëritë.

Ai tha:

Nuk e di se sot erdha kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. i pyeti pse i keni vajtur kontroll."

Sula, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë dhe njihet si një person me rrezikshmëri të lartë, mohoi njohjen me të arrestuarin e vetëm për atentatin, Redjan Rrahja.

Ai shtoi:

Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk i njoh ata persona. Në momentin që ka ndodhur ngjarja unë kam qenë në Turqi. Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoj. Hera e parë që e dëgjoj. Jo fare, as Pëllumb Muharremin”, është shprehur ai, teksa deklaron se të nesërmen do të shkojë në polici për sqarimin e situatës. Unë do të shkojë në polici që nesër në mëngjes. Jam i gatshëm të paraqitem.se po dëgjoj lloj-lloj gjërash. Goca me psikolog me kanë çakorduar familjen. Që nesër në mëngjes jam te dera."

Gjatë atentatit të 1 nëntorit, u sulmua me breshëri plumbash makina ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, miku i tij, Aleksandër Laho (Rrumi) dhe shoferi, Andi Maloku. Ky i fundit, vetëm 24-vjeç, ndërroi jetë pasditen e djeshme në Spitalin e Traumës, pasi kishte marrë dy plumba, një pranë mushkërive dhe një tjetër në shtyllën kurrizore.

Mbrëmjen e djeshme dhe gjatë ditës së sotme policia ka nisur një operacion mbi kapjen e 39-vjeçarit Sula dhe personit tjetër që dyshohet si autor i atentatit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.