JOQ Albania
Home

E turpshme/ Veliaj firmosi dokumentin për ndalimin e qarkullimit të betoniereve gjatë ditës, por…
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/11/2019 21:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trafiku i rënduar është një nga shumë problemet me të cilat detyrohen të përballen qytetarët e Tiranës në jetën e përditshme.

Mjaftojnë vetëm disa orë shi, që trafiku të bllokohet komplet në akset kryesore të kryeqytetit, duke paralizuar qarkullimin rrugor.

Ndërkohë nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj, i cili nuk lë ditë pa thënë se ka përmirësuar infrastrukturën për të shmangur trafikun, vijon të propogandojë "mashtrimet"  e tij.

I zënë ngushtë nga ankesat e shumta të qytetarëve në media, pasi s’kanë ku të ankohen tjetër, për shkak se ankesat e tyre thuajse nuk merren parasysh nga organet vendore dhe ato qëndrore, Veliaj nxorri një person të argumentonte se "qytetarët nuk dinin të përdornin kondicionerin për zhdukjen e avullit."

Pra, me pak fjalë, sipas Veliajt "shkak"  për trafikun që shkaktohet në Tiranë, na qenkërkan "fshirëset e xhamave". Ky argumentim, nëse mund të quhet i tillë, është kaq qesharak, saqë nuk di ç’emër t’i vësh.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe faqja "Qytetarët Për Parkun", e cila përmes një statusi në "Facebook", zbulon një dokument të firmosur nga Veliaj, që ndalon makinat e tonazhit të rëndë, kamionat dhe betonieret, të lëvizin gjatë ditës në Tiranë.

Por ky është një tjetër mashtrim i Veliajt, pasi një gjë e tillë nuk zbatohet. Në redaksinë e JOQ Albania mbërrijnë me dhjetra mesazhe, që tregojnë se si betonieret e "Lalit" shëtisin rrugëve të Tiranës, duke rënduar trafikun.

Reagimi i plotë:

Nuk janë pastrueset e xhamit, janë klientët e €rionit!

Në një përpjekje qesharake për të shfajësuar veten nga kaosi i trafikut gjatë javës me shi, Bashkia nxorri një qyqar të argumentonte se "qytetarët nuk dinin të përdornin kondicionerin për zhdukjen e avullit".

E vërteta është komplet ndryshe.

Megjithëse €rioni ka rifirmosur një rregullore që ndalon makinat e tonazhit të rëndë, kamiona dhe betoniere, të lëvizin gjatë ditës në Tiranë, praktikisht rregulli nuk zbatohet. Sikur të mos mjaftonin ndërtimet e shumta dhe ngushtimet e rrugëve, janë dhe një sërë makinash me tonazh të rëndë që qarkullojnë gjatë ditës duke bllokuar trafikun në pikat kyçe.

E gjitha kjo pasi €rioni nuk e ka problem të grabisë prona publike e private, por nuk u thotë dot "Jo" klientëve të tij oligark!