Rikonstrukturimi i stadiumit '‘Loro Boriçi” në Shkodër u përdor me goxha bujë nga qeveria. Por pamja që ofron sot ky stadium ngjason më një vend grumbullimi plehrash.
Një qytetar ka nisur pranë redaksisë së JOQ Albania disa foto që e tregojnë më së miri këtë gjë. Në foto dallohet qartë se ka plehra kudo dhe se askush nuk e ka marrë mundimin t’i heqë.
Qytetari që ka nisur fotot ka shkuar edhe se stadium "Loro Boriçi" në Shkodër është bërë si banjo publike.
Mesazhi i plotë:
Mesa duket askush në këtë vend nuk do t’ia dijë se një ambient duhet mbajtur pastër.