JOQ Albania
Home

U gjet pa shenja jete në ndërtesën e braktisur, momenti i nxjerrjes së trupit të 39-vjeçarit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/11/2019 21:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një trup i pajetë  u gjet pasditen e sotme në Tiranë, në një ndërtesë që shërbente më parë si kabinë elektrike, në "Rrugën e Kavajës".

Sipas policisë, trupi i dekompozuar i përkiste 39-vjeçarit me inciale R.Z.

Një qytetar ka dërguar edhe pamje nga momenti i nxjerrjes së trupit të pajetë nga godina e braktisur.

Sipas tij, viktima mund të ketë ka ndërruar ditë më parë, pasi pranë godinës ku u gjet trupi pa shenje jete i 39-vjeçarit kundërmonte një aromë shumë e rëndë.

Mësohet se viktima ishte endacak që jetonte në godinën e braktisur.

Dyshohet se 39-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërkohë nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.’