JOQ Albania
Home

U vodhën 25 milionë euro, si e sajoi dyshja Rama-Gjoka shembjen e tunelit në “Rrugën e Arbrit”
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/11/2019 19:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shtesa financiare, ose më saktë vjedhja e bandës kryeministrore, në fondin “Rruga e Arbrit”, është denoncuar qysh para 5 muajve nga redaksia “Pamfleti”; me shkrimin “Info e SHISH/ Tuneli tek “Rruga e Arbrit” u shemb qëllimisht nga Rrok Gjoka, do shtohet edhe 10% fond (25 milionë euro)”.

Kjo vjedhje e paralajmëruar, u faktua në Projekt-Buxhetin e vitit 2020; ky kryeministri Edi Rama, zv/kryeministri Erjon Braçe dhe dy ministret Balluku-Denaj, kanë shtuar edhe 45% vlerë totale, në fondin e kësaj rruge, që në fakt është vjedhje e kryeministrit Edi Rama, duke përdorur oligarkun Rrok Gjoka.

Shtesa e fondit, 45% mbi vlerën e kontratës përfundimtare, të miratuar me vendim qeverie; argumentohet kështu: 20% është TVSH e “harruar’ në kontratë; 10 % është për situatat e paparashikuara gjeologjike e fizike të rrugës; ndërsa shtesa 10%, me vlerë 25 milionë euro, është për punimet e përsëritura, në tunelin “Murriz-Xibër”, diktuar nga shembjet e papritura, që tuneli pësoi gjatë gërmimeve në muajin maj 2019.

Kur u publikua denoncimi i kësaj vjedhjeje 25 milionë euro, të inskenuar me gjoja shembje tuneli, kryeministri Edi Rama e quajti “shpifje që do çohej në gjyq”, por ja që rezultoi e vërtetë dhe Edi Rama, duhet të çohet në gjyq për këtë krim financiar me fondet publike.

Tashmë, oligarkut Rrok Gjoka iu shtuan edhe 25 milionë euro për tunelin; shëmbja e të cilit u inskenua qëllimisht e në mënyrë të paligjshme, mbasi në Vendim-Kontratën e PPP-së, datës 28 mars 2018, pëcaktohet se në fondin 33.6 miliardë lekë, përfshihen edhe rezervat, për situata të papritura teknike, apo natyrore gjatë ndërtimit të rrugës.

Dokument, që provon skandalin e shtesës së fondit, për vjedhjen 25 milionë euro/ Me “Projekt-Buxhetin 2020”, kryeministri Rama faktoi skandalin e publikuar në datën 5 qershor 2019 nga redaksia jonë, ku thuhet: – “SHISH, nëpërmjet agjentit “Kreshta-0041”, ka zbuluar, se shëmbja e tunelit në fshatin Murriz-Xibër “Rruga e Arbrit”, nuk ka ndodhur për shkak të lëkundjeve gjeologjike, siç raporton kompania “Gjoka” dhe Ministria e Infrastrukturës; por sipas teknikëve e zjarrmëtarëve (mina-plasës), është sajuar e stimuluar nga oligarku Rrok Gjoka, për të shtuar fondin fiktivisht.